DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë, teksa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Ngjarja është regjistruar ditën e shtunë, ndërsa punonjësi ka futur dorën tek makineria e grumbullimit të mbetjeve. Për pasojë, makineria i ka kapur krahun dhe ndonëse ka shkuar në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë hemoragjisë.

Punonjësi është identifikuar si Shaban Ceni 64 vjeç, i cili punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.

Mësohet se Kompania e Pastrimit është publike, pra e Bashkisë Durrës.

Viktima Shaban Ceni