Nga ikja në Itali me gomone te realizimi i ëndrrës së madhe, babai i Asllanit tregon për ‘Report Tv’ transferimin e të birit te Interi: Pres një sezon të vështirë

Prej disa ditësh Kristjan Asllani, futbollisti i kombëtares shqiptare, është pjesë e Interit, klubit të madh të Seria A. Për 20-vjeçarin ky ishte një hap galopant në karrierë duke patur parasysh se bëri vetëm një sezon te Empoli ku pavarësisht se nuk pritej la mbresa të shkëlqyera. Në lidhje me këtë transferim të bujshëm për një shqiptar, Report TV intervistoi babain e futbollistit, Gentianin, i cili rrëfimin e tij e nisi nga momenti që emigroi në Itali në 2001.

“Jam nga Elbasani. Ne itali kam shkuar në dhjetor 2001 dhe jam nisur me gomone. Në çdo vend përmendet ky fakt, por si të gjithë shqiptarët shkova dhe unë. Jam nisur nga Shqipëria dhe me datë 24 dhe kam shkuar në Rimini.

Kristjan është transferuar në Itali në 2004 kur ishte 2 vjeç. Kur erdha në Itali kam shkuar te njerëzit e mi që janë nga Fieri. Nuk është se kisha vuajte, më kanë ndihmuar kushërinjtë. Pas 2 vitesh në Rimini kam shkuar në Pisa dhe në 2004 tërhoqa edhe Kristjanin. Dëmëthënë familjen,”-tha ai.

Gentiani e vijoi rrëfimin nga momenti i parë që e çoi Kristjanin në akademinë e futbollit dhe deri te momenti kur u bë pjesë e Empolit.

"Në moshën 5 vjec e kam rregjistruar në këtë fshatin ku jam akoma. E rregjistrova në shkollë futbolli. Futbollin e kishte qefë shumë si ai dhe unë. Vetë unë jam tifoz futboll, por nuk thoja që Kristjani do bëhet futbollist. Vitin e parë kur filloi kursin, ndeshjen e parë, erdhën skautët e Fiorentinës. Vitin e dytë më spostuan në akademinë e Fiorentinës. Më pas erdhi Empoli dhe këtu në fshat ishte një futbollist që kishte luajtur te Empoli. Mora këshilla nga ai. E pyeta ku ta çoj dhe më tha te Empoli. Faktikisht më pas Fiorentina nuk më kërkoi më, as nuk më ngacmuan,”-u shpreh ai.

Kalimi te Empoli që i vogël e ndihmoi shumë Asllanin për të bërë hapa të mëdhenjt, por Gentiani thotë se nuk e priste që i bëri të kishte këtë ecuri kaq shpejt.

“7 vjec e gjysmë shkuam te akademia e Empolit. Kaloi të gjithë grupmoshat deri tek të rinjtë dhe më pas te skuadra e parë. Vitin e fundit më patën thënë se do kalonte te skuadra e parë, se lunate me të rinjtë. Kur arriti sivjet që bëri prezantimin te skuadra e parë nuk e prisnim që të lunte. Ne mendonim se vetëm në fund të kampionatit do lunate. Nuk e prisja kurrë të ishte titullar në janar apo shkurt. Nuk më patën thënë gjë,”-deklaroi Gentiani.

Sezoni i shkëlqyer te Empoli e çoi Kristjanin në qendër të merkato ku klube me shumë emër nisën ta kërkonin. Përveç Interit u fol edhe për Milanin.

“Unë i pata dëgjuar në gazeta interesimet po nuk i besoja shumë se ishte Interi apo Milani. Një ditë para ndeshjes së kombëtares me Izrealin më morën agjentët në telefon dhe më thanë duam të flasim. Direkt shkova në Itali dhe më pas biseduan Empoli me Interin. Nuk e besova deri në ditën kur firmosi te Interi. Ishte një ëndërr e madhe. Kristjani është shumë i kënaqur. Unë se di nëse ka patur interes nga skuadra të tjera, pasi ka qenë Interi i interesuar nga fillimi. Edhe nëse do qëndronte te Empoli do isha i kënaqur. Takova më pas presidentin e Empolit dhe e kam falenderuar. Ai më tha se ‘shqiptarët i kanë dyert e hapura te Empoli sepse Hysaj ka lënë gjurmë shumë të mira’,”-tha ai.

Gentiani pret një sezon të vështirë për Aslllanin, pasi Interi për shkak të objektivave nuk i përdor shumë lojtarët e rinj.

“Është shumë e vështirë. Te Interi nuk presim të luajë, por me punë, se zikaltërit janë klub shumë i madh. Te Empoli luajnë të rinjtë, ndërsa te Interi është ndryshe. Djali është shumë i knaqur që ka shkuar te zikaltërit. Skuadra e zemrës së tij është Interi,”-u shpreh ai.

Gentiani e cilëson karakterin e Kristjanin si ‘shumë të qetë dhe punëtor’, ndërsa shtoi se për të vetë si prind, por edhe për futbollistin ishte një ditë shumë e lumtur kur erdhi ftesa nga kombëtarja shqiptare. Ndër të tjera babai i Asllanit tha se nuk ka patur interes nga kombëtare të tjera.

“Jo vetëm unë, por çdo shqiptar kur vjen ftesa nga Shqipëria kënaqet shumë. Nuk kemi patur ftesë nga Italia. I lumtur si ai dhe unë për Shqipërinë. Besoj dhe të gjithë shqiptarët që na njohin. Unë e kam ndjekur kombëtaren shqiptare që i vogël,”-tha babai i Kristjan Asllanit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pepinua: 04/07/2022 16:21

    Falendero Italine 100 here se ajo ta beri futbollist. Po ta kishe rritur ne Fier maksimumi do e kishe duke vjedhur nafte te pa rafinuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë