Ishte financuesi kyç i Hezbollahut, arrestohet në Bukuresht 58 vjeçari libanez i kërkuar nga SHBA-të

Ishte financuesi kyç i Hezbollahut, arrestohet në Bukuresht 58 vjeçari libanez i kërkuar nga SHBA-të

Oficerët e policisë rumune

Një lebanez i konsideruar si financuesi kryesor i grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, u arrestua të premten në Bukuresht të Rumanisë.

Mohammad Ibrahim Bazzi, 58 vjeç, i cili u etiketua si "terrorist global" nga Shtetet e Bashkuara në 2018 kur u ofruan 10 milionë dollarë për informacion rreth vendndodhjes së tij, ka derdhur miliona dollarë për Hezbollahun gjatë viteve, shkruajnë mediat e huaja.

Prokurori i SHBA Breon Peace në Bruklin tha se ekstradimi i Bazzi-t, u kërkua mbi akuzat e përfshira në një aktakuzë të kthyer muajin e kaluar në gjykatën federale të Bruklinit.

“Mohammad Bazzi mendoi se ai mund të lëvizte fshehurazi qindra mijëra dollarë nga Shtetet e Bashkuara në Liban pa u zbuluar nga zbatimi i ligjit”, tha Peace në një deklaratë. “Arrestimi i sotëm dëshmon se Bazzi kishte gabuar”.

Akuzat e ngritura kundër Bazzi dhe shtetasit belg Chahine përfshinin konspiracion për të detyruar individët amerikanë të kryenin transaksione të paligjshme me një komplot terrorist global dhe pastrim parash. Ishte e paqartë se kush do t'i përfaqësojë të arrestuarit kur të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Daniel J. Kafafian, ushtrues detyre i kreut të Administratës së Zbatimit të Drogës në Nju Xhersi, tha se të pandehurit u përpoqën të ofronin ndihmë të vazhdueshme financiare për Hezbollahun, një organizatë e huaj terroriste përgjegjëse për vdekje dhe shkatërrim.

Autoritetet rumune të zbatimit të ligjit e morën Bazzin në paraburgim pasi ai mbërriti në Bukuresht të premten.

Autoritetet thanë se Bazzi dhe Chahine komplotuan për të detyruar ose nxitur një individ në SHBA që të likuidonte interesat e tyre në disa pasuri të patundshme në Michigan dhe të transferonte në mënyrë të fshehtë qindra mijëra dollarë të ardhura nga SHBA te Bazzi dhe Chahine në Liban.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja