Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë mamia e spitalit të Elbasanit në moshën 50 vjeçare

Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë mamia e spitalit të Elbasanit në moshën 50 vjeçare

Mjalinda Ilirjani

Mamia Majlinda Ilirjani, e cila ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.

Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri, të cilët shkruajnë se Majlinda ushtronte profesionin e mamisë pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit. Mamia me një eksperiencë 30 vjeçare nuk e ka fituar dot betejën me Covid.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta", shkruhet në postim.1603813025_mashfoto.jpg


Lajmi kryesor:

7 viktima e 284 raste me COVID! Humbin jetën prifti, 2 mjekë dhe specialistja e Shëndetit Publik


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion