Ishte lidhur me njërin nga djemtë, 3 të rinjtë i hedhin sprajt në fytyrë vajzës në Pogradec

Ishte lidhur me njërin nga djemtë, 3 të rinjtë i hedhin sprajt në fytyrë vajzës në Pogradec

Foto ilustruese

POGRADEC- Një vajzeje në Pogradeci është hedhur sprajt në fytyrë nga tre djem. Një prej tyre është vënë në pranga. Më konkretisht në pranga ka rënë G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, e ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë të riu. Shkak për këtë nga sa është thënë ka qenë lidhja e vajzës me një nga personat.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, që 3 djemtë kanë gjetur guximin dhe i kanë hedhur  sprajt në fytyrë. Për fat të mirë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy