TIRANË- Viktimë e koronavirusit ka mbetur edhe një mësues, nga Mirdita, i cili prej ditësh ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mësuesi, me inicialet Gj.K ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ishte i shtruar prej 10 ditësh.
Virusi kishte rënduar tepër gjendjen e tij shëndetësore deri sa fatkeqësisht i mori jetën.
Ngushëllimet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë, të cilët e cilësonin si një njeri të përkushtuar dhe mikpritës ashtu edhe nga ministrja e Arsimi, Besa Shahini e cila vlerësoi kontributet e tij në fushën e dijes duke edukuar breza të tërë nxënësish.
Lajmi kryesor:
Rekord shifrash me COVID-19/ 154 raste pozitive, 5 viktima! Infektohet mjekja në Berat dhe drejtori në Bashkinë e Elbasanit
Vdekja e mësuesit në Mirditë ka trishtuar miqtë dhe familjarë të tij. Ngushëllimet për të i ka shprehur edhe miku i tij Gjergj Marku, ku se Kola do të mbahet mend si një person i përkushtuar, i besës dhe mikpritës. Miku i tij shkruan se COVID-i i mori jetën pabesisht mësuesit duke lënë në hidhërim familjarët e tij
“COVID shuan mesues Gjonin!…(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem. Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)”- shkruan Marku.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësuesit në Mirditë, i cili ishte i infektuar me COVID-19.
Në statusin e saj, Shahini shpreh respektin për kontributin që mësuesi ka dhënë në ushtrimin e profesionit të tij për dekada të tëra dhe nxënësit që ka edukuar ndër vite.
"Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19. Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite. Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij", shkruan Shahini.
Ministrja e mbyll postimin e saj me një apel për gjithë të rinjtë dhe qytetarët të respektojnë masat anti-covid dhe të ruajnë jetën e tyre dhe të familjarëve, pasi virusi është i pamëshirshëm.
"Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm. Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore. Uroj shërim të shpejtë edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus", shkruan Shahini.