Grupi i anijeve “Flotilla Global Sumud” ra sërish në shënjestrën e disa dronëve teksa ndodhej në ujërat pranë Greqisë, në jug të ishullit Kretë. Ngjarjen e raportuan vetë organizatorët e misionit humanitar drejt Gazës, të cilët publikuan video në rrjetet sociale si dëshmi të asaj që ka ndodhur.
Sipas postimeve të faqes së Flotiljes, të paktën 15 dronë fluturun çdo dhjetë minuta në lartësi të ulët mbi anijet, në veçanti mbi anijen “Alma” dhe më pas janë dëgjuar shpërthime. Mjetet e përdorura nga Izraeli dhe aleatët e tij për të zgjatur tmerrin në Gaza janë neveritëse, por ne do të vazhdojmë lundrimin tha një nga aktivistet.
Flotilja Sumud për momentin përbëhet nga 51 anije, shumica prej të cilave ndodhen pranë ishullit grek të Kretës, të ngarkuara me ndihma humanitare për popullatën e Gazës. Qeveria e Netanyahut ka ftuar Flotiljen të çojë ngarkesën e saj në portin e Ashkelon-it, duke garantuar se forcat izraelite do të kujdesen për ta çuar më tej në destinacion.
Në bordin e anijeve ndodhen aktivistë italianë dhe një senator Italian. Ngjarja solli reagimin e zv kryeministrit Italian, i cili kërkoi që Izraeli ti mbrojë anijet dhe të veprojë sipas ligjeve ndërkombëtare.
Në tokë, ndërkohë, realiteti vijon të jetë i dhimbshëm. Të paktën 51 palestinezë u vranë në të gjithë Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 36 prej të cilëve në Qytetin e Gazës, thanë burime të emergjencave për Al Jazeera. Midis të vdekurve ishin tetë persona që po prisnin ushqim në një qendër shpërndarjeje pranë Rafah, në Gazën jugore.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54%
-
Jo
40.2%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi forcon kontrollin në Gaza, ndërsa Trump po punon për të çuar përpara planin e paqes
19 Shkurt, 17:07
-
Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza! Do të kenë rol në ruajtjen e armëpushimit dhe çarmatosjen e Hamasit
18 Shkurt, 22:26
-
Si funksionon Bordi i Paqes? Njëzet e shtatë vende (vetëm dy prej tyre të BE-së) kanë votuar pro! Dhe Trump ka të drejtë vetoje
18 Shkurt, 07:28
-
Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë të çarmatoset, ndryshe do i kthehemi luftës në Rripin e Gazës
16 Shkurt, 14:20
-
BE distancohet nga Bordi i Paqes, Ursula Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15 Shkurt, 14:24
-
Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, zyrtarët palestinezë: U vranë 11 persona, po shkelet armëpushimi
15 Shkurt, 13:55
-
Indonezia përgatitet të dërgojë deri në 8 mijë ushtarë në Gaza
10 Shkurt, 19:07
-
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj
8 Shkurt, 22:45
-
Bordi i Paqes, media: Anëtarët e organizatës takim më 19 shkurt në Uashington! Në fokus rindërtimi i Gazës
7 Shkurt, 08:52
-
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë! Raporti i organizatës 'B'Tselem' zbulon detaje tronditëse për të burgosurit palestinezë
4 Shkurt, 12:55
-
Enver Robelli: Një bullgar në Gaza, kush është Nikolaj Mladenov?
3 Shkurt, 16:34
-
Ushtria izraelite e pranon për herë të parë: Mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza
30 Janar, 21:32