Ish-të dënuarit e pronarët, Ahmetaj: Fatura e diktaturës 2 mld $, Berisha u ‘thau zorrën’

TIRANE-Fatura e ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve do u kushtojë shqiptarëve në total rreth 2 miliardë dollarë për të paguar deri në 15 vitet e ardhshme. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahemtaj gjatë prezantimit të projektligjit të ri për ish-të përndjekurit u shpreh se me 262 subjektet e radhës të këstit të nëntë, ku është edhe emri i Sherif Merdanit, mbyllet kësti i nëntë.

Por sipas tij, mbeten shumë dosje nga trashëgimtarët që presin dëmshpërblim dhe sipas ligjit aktual fatura shkon deri në 500 mln dollarë. Ai theksoi se deri tani nga të gjitha qeveritë janë paguar në total gati 250 mln dollarë,178 për pagesat dhe për strehimin 20-25 milionë dollarë për familjet e reja në gati 10 vite. Ahmetaj u shpreh se qeveria Rama në mandatin e parë akordoi 70 mln dollarë për këtë kategori, ndërsa akuzoi Berishën se ‘u thau zorrën’.

Deri tani kanë marrë 70 mln dollarë. Ne do të vijojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore. I drejtohem kësaj kategorie, që partitë tentojnë ta përdorin, vuajtjet kanë qenë të mëdha, por ajo parti që pretendon, PD, që i ka mbështetur i ka dhënë vetëm 15 mln, andej nga jugu ka një shprehje ‘i ka tharë zorrën’, ndërsa ‘Rama 1’ 70 milionë. Shpresoj që komisioni dhe parlamenti ta mbështesin ndryshimin.

Arben Ahemtaj

Niveli i trashëgimtarëve ishte një tjetër cështje në ligjin për ish-të përndjekurit. Braçe pyeti ministrin nëse është normale që dëmshpërblimi për këtë kategori të shkojë deri te trashëgimtarët e largët? Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është i drejtë, pasi më shumë duket të investohet për të ardhmen dhe jo të fokusohemi kaq shumë te e shkuara.

Nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj, unë do të thosha se paratë duhet të shkojnë më shumë te e ardhmja se te e kaluara. Paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur. Më pas të fillojmë të shtojmë radhët, mendoj se do të duhet të kemi një trajtim më të kujdesshëm. Pasi në këtë vend, po të hapemi me politika dëmshpërblyese si këto, ku nuk kanë cak, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara. Sot ka akoma shumë shpenzime që i kthehen të kaluarës.

Arben Ahemtaj

Ndryshimet që pëson ligji për ish-të përndjekurit, që u miratua sot në Komisionin e Ekonomisë
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”” që do të miratohet ditën e enjte në Kuvend parashikon ndryshimet e mposhte sipas deputetes së PS, Evis Kushi;

Synon përmirësimin e formulës për dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit, apo familjarët e tyre. Programi parashikon dëmshpërblimin e kësaj kategori gjatë mandatit të dytë. Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politik. Rishikohet mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, u jepet prioritet atyre që janë ende në jetë Sipas ligjit aktual, ndahet 70% për parësoret për bashkëshortin dhe fëmijët, 30% për trashëgimtarët e tjerë. Projekti e heq këtë raport dhe parashikon ndarjen proporcionale.

Sipas ligjit aktual, kësti duhet të jetë jo më i vogël se 100 mijë lekë, projektligji i sotëm e heq këtë. Krijohet mundësia që subjektet përfituese, që u takon 8 milionë lekë, ta përfitojnë të gjithë shumën. Këtyre subjekteve deri sot u kufizohej, ndërsa projektligji i sotëm parashikon shpërndarjen e plotë. Kur dëmshpërblimi parashikohet 1 milion lekë, bëhet menjëherë. Krijohet mundësia që në raste gabimesh të bëhet korrigjimet e nevojshme. Projektligji nuk sjell efekte në buxhetin e shtetit.

Elvis Kushi

Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë
Erjon Braçe: Ky është ndryshimi i disatë që i bëhet ligjit, në kohë të ndryshme të gjithë ata që kanë dashur ti bëjnë bisht ligjit, nuk janë këtu sot. Sa është paguar deri tani nga buxheti përfshirë edhe privatizimin me letra me vlerë për këtë kategori? Së dyti, thonë se prioritet do të ketë kategoria parësore, sa është kjo kategori, sa ka përfituar deri tani dhe cfarë ka mbetur për tu paguar? Së treti, për kategorinë tjetër, trashëgimtarët, sa është vlera që ka mbetur si detyrim, deri në cilin nivel do të paguhet? Ne e kemi njohur cfarë ka ndodhur në diktaturë, por ajo që po paguan është shoqëria dhe duhet të ketë transparencë?

Arben Ahmetaj: Unë do ta nis nga pyetja që ka më shumë rëndësi, që ka të bëjë me shumën totale të paguar. Sa bono kanë përfituar nuk e kam këtë shifër, por ju premtoj që deri në kalimin e ligjit, që kalon të enjten, do ta keni. 178 mln dollarë kemi harxhuar për këtë kategori, për strehimin 20-25 milionë dollarë për familjet e reja në gati 10 vite. Nëse do të vijojmë do të paguajmë edhe 500 mln dollarë të tjera, vetëm për këtë kategori për trashëgimtarët për vuajtjet e një brezi të kaluar, që do të thotë se shumat që shoqëria do të paguajë, shkojnë deri në 750 mln dollarë dhe nëse do u sillja edhe një faturë potencialisht të materializueshme në dekadën që vjen, që ka të bëjë me ish-pronarët, brezi i ri do të paguajë të paktën edhe po kaq shumë për ish-pronarët. Brezi që vjen i ri i shqiptarëve do të paguajë nga 1.5 deri në 2 mld dollarë për cka ka ndodhur nga 1945-1989. Këto do të paguhet nga 8-15 vitet e ardhshme. Nuk po mbaj qëndrimin të them nëse është e drejtë apo e gabuar, por kjo kosto po i kalohet brezit aktual dhe atij që vjen.  Përsa i përket këstit të nëntë, janë edhe 1200 subjekte parësore dhe jo parësore. Parësore janë 262, psh Sherif Merdani, është një nga personat që përfiton nga kësti i nëntë, ka ngulur këmbë, është ulur me Ramën dhe kemi arritur në këtë konkluzion për të bërë ndryshimin e ligjit. Detyrimi që duhet të paguajmë është 250-300 milionë. Me këtë mbyllet kategoria parësore. Trashëgimtarë të rrethit të parë janë, gruaja, djali vajza, janë 11 mijë dosje, mund ta vendosim në dispozicion të enjten.

Erjon Braçe: Ju duket normale që dëmshpërblimi të shkojë deri te trashëgimtarët e largët? Me thënë të drejtën, Berisha apo Rama kush do që të jetë në pushtet, paratë janë para, që krijohen nga taksat....
Arben Ahmetaj: Këndvështrimi zyrtar përfaqësohet përmes ligjit. Nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj, unë do të thoja se paratë duhet të shkojnë më shumë te e ardhmja se te e kaluara. Paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur. Më pas të fillojmë të shtojmë radhët, mendoj se do të duhet të kemi një trajtim më të kujdesshëm. Pasi në këtë vend, po të hapemi me politika dëmshpërblyese si këto, ku nuk kanë cak, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara. Sot ka akoma shumë shpenzime që i kthehen të kaluarës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 11/09/2018 18:57

    Per te perndjekurit, po abuzohet shume politikisht . Kush nga ata qe ben burg ,ose u internuan kane te drejten te marrin demshperblim , megjithse populli nuk i ka asnje borxh , por ata qe i denuan . Po te kalohet tek nipat dhe mbesat ,kjo eshte e tepruar ,dhe nuk ka shqiptar ta pranoj , pervec politikaneve ,qe nuk i rruhet per popullin . Doni ta provoni se a jane shqiptaret dakort me pagesen e familjareve ? Beni nje referendum se shume po i bini ne qaf popullit fukara . Mjaft se na moret shpirtin duke paguar te jaluaren . Shumica e perndjekurve privatuan objektet shteterore dhe u shiten duke harxhuar dhe tani qe i marua parat duan perseri . Jo e nadhe se po i hipni ne qaf popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë