Morinë- Një 23 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për ‘Plagosja e lehtë me dashje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
“Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. N., 23 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim”,informuan sot blutë.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.