1 vit më parë korruptoi policët me 10 mijë euro që ta lironin, kush është trafikanti i arrestuar sot në Kavajë (EMRI)

TIRANË- Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim më parë për trafikimin e lëndëve narkotike.

45 vjeçar i identifikuar si Alfred Mikeli banues në Tiranë u arrestua në fshatin Qerret të Kavajës pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kishte dënuar me 10 e 6 muaj burg për trafik të narkotikëve si dhe për akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Mikeli nuk është një emër i panjohur për policinë. Një vit më parë ai u kap si person në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë.

Dy efektivët e policisë Viktor Buça dhe Gëzim Lluka pasi e kishin lokalizuar vendndodhjen e Mikelit e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Alfred Mikeli iu ka ofruar 10 mijë euro dy policëve, të cilët më pas e kanë lënë të lirë në shkëmbim të parave.

Në momentin e arrestimit policia i sekuestroi një shumë parash, karta identiteti të falsifikuara si dhe 2 aparate celularë që dyshohet se i përdorte për aktivitetin e tij të paligjshëm.

E.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë