Shqiptarja.com siguron foton si duket sot Jani Aliaj i kërkuar prej 9 vitesh dhe që fshihej në Athinë.
Ai fshihej me identitetin e rremë, ndërkohë policia greke e arrestoi më 31 Dhjetor.
Aliaj u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.
Jani Aliaj, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços. Arrestimi i 47 vjeçarit është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë, i koduar “In Time” (Në kohë)
Fillimisht u ndalua nga Patrulla për falsifikim dokumenti, pasi iu gjet karta e rreme me emrin Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, por nga verifikimi i gjurmëve u zbulua se bëhej fjalë për Jani Aliajn. Ai rezulton se është arratisur më 2015 nga Burgu i Korfuzit pas një leje disaditore.