OFL u kërkon të justifikojë pasurinë të dënuarit përjetë në kërkim për vrasje dhe trafikantit bashkëpunëtor me policë e doganierë

TIRANË - Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, Jani Aliajt, Katan Bahorjas dhe Florenc Tresës. 

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

Aliaj pjesë e personave që eleminuan Elton Çion ndërsa Tresa njihet si personi që së bashku me 25 të tjerë iu kap një sasi prej 10 ton drogë në Ankona dhe që vinte nga porti Durrësit. Teksa dy emrat e parë janë të njohur në skedat e policisë për vrasje e trafik droge, për Katan Bahorja, banues në Gjirokastër, rezulton vetëm që është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, OFL kërkon burimin e pasurive të trafikantit bashkëpunëtorë me policët dhe doganierët

Florenc Tresa të cilit OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, është i arrestuar për trafik droge dhe në hetim si pjesë e një grupi prej 25 personash mes të cilëve edhe efektivë policie kufitare dhe doganierë.

Hetimet ndaj Tresës janë mbyllur në vitin 2018, dhe ai ndodhet në masë sigurie të arrestit me burg deri në marrjen e vendimit nga gjykata. Florenc Tresa akuzohet se më 5 shkurt të vitit 2017 ka trafikuar nga porti i Durrësit drejt Ankonës në Itali 8193 kg kanabis dhe në datë 19 mars 2017 trafikuan 2270 kilogram kanabis me një vlerë prej 80 milionë euro, sekuestruar nga policia italiane.

Ai akuzohet se këtë vepër penale e ka bërë në bashkëpunim dhe për 24 punonjësit doganorë të pikës kufitare në Portin e Durrësit dhe Qafë Thanës mes të cilëve edhe punonjës të policisë së shtetit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas OFL-së ndaj Florenc Tresës,  banues në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" në bashkëpunim.

Ora 13:35
OFL i 'troket' në derë një nga më të kërkuarve të policisë, ekzekutori në kërkim i Elton Çiços duhet të justifikojë pasurinë

Jani Aliaj, të cilit sot "Operacioni Forca e Ligjit" i kërkoi të deklarojë pasurinë, është nga Tepelena, dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin 'De Niro" në zonën e ish-bllokut. Jani Aliaj nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është ende në kërkim policor për një nga vrasjet që tronditi kryeqytetin 4 vite më parë. Aliaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në një vendim të marrë ndaj tij në mungesë për veprën penale "vrasje me paramendim në bashkim me edhe me 4 vite për armëmbajtje pa leje. 

Për ngjarjen e rëndë në ambientet e brendshme të lokalit në një orar mjaft të frekuentuar, u arrestua fillimisht edhe Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Por ky i fundit është lënë i lirë nga gjykata për mungesë provash. 

Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ''Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, barrën e provës për ligjshmërinë e pasurive të vëna e ka edhe rrethi familjar i subjektit të OFL-së.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 04/03/2020 17:00

    OFl vazhdoni keshtu u dhine ne breke nuk e kan menu naj here keta qe shteti kur do e kap leprin me qerre. Bravo,

    Përgjigju
  • Tiku: 04/03/2020 14:16

    Ore serjozisht e keni me kete i coni leter nje te denuari perjet qe eshte ne arrati e pretendoni tju pergjigjet apo cfar jeni ne terezi apo jo mor shtet legeni po dergojuni atyre qe nuk jan ne kerkim qe i keni aty , shif se keni sa te doni ne gjith shqiperin keni njerez te denuar per pengmarrje me super prona

    Përgjigju
    • Taku: 04/03/2020 15:11

      Thjesht duan që ti sekuestrojn pronat e blera me para të pista. Çka këtu për tu çuditur

    • Alb: 04/03/2020 15:01

      Hahaha e vertet pz ca spo na degjojn veshet keto organet e ruajtjes se rendit dhe drejtesis perfundimisht jane jashte orbite e vetmja gje qe bie dakort me opoziten jane zullumet e policis dhe drejtesis dhe hiqen sikur po bejn namin. Te gjith partit politike duhet ti shpallin luft te hapur drejtuesve te ketyre institucioneve po tallen me gjakun e popullit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi