Ishulli i Sazanit, ja si do
të aksesohet nga turistët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nxjerrë një udhëzim për operatorët turistikë, subjektet e transportit detar të udhëtarëve dhe individëtlidhur me organizimin e vizitave turistike në ishullin e Sazanit.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nxjerrë një udhëzim për operatorët turistikë, subjektet e transportit detar të udhëtarëve dhe individëtlidhur me organizimin e vizitave turistike në ishullin e Sazanit.
Udhëzimi përmban disa elemente kyçe për të garantuar sigurinë e turistëve dhe mbrojtjen e ishullit të Sazanit. Ishulli do të jetë i hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2017, brenda orarit 08:00 – 19:00, kundrejt një bilete të vendosur nga Bashkia Vlorë, e cila do të kujdeset nëpërmjet personave të autorizuar prej saj për shoqërimin e turistëve në itineraret e përcaktuara.
Gjatë vizitave, turistët duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar dhe nuk mund të dalin jashtë hapësirave të lejuara nga Ministria e Mbrojtjes. Operatorët turistikë që organizojnë ture ditore duhet të venë në dispozicion të grupeve turistike një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre.
Për mjetet lundruese, Ministria udhëzon se ato mund ta aksesojnë ishullin vetëm në portin ushtarak të tij, pra nuk lejohet ankorimi në vende të tjera, dhe të pajisen me lejen përkatëse nga Kapiteneria e Portit në përputhje me legjislacionin në fuqi për mjetet lundruese turistike.
Në Ishullin e Sazanit ndalohen: Ndërtimet e reja, si edhe punimet publike ose private; Qarkullimi dhe qëndrimi i mjeteve motorike jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim, me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe të sigurisë; Veprimtaritë tregtare që me përjashtim të atyre që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e Ishullit të Sazanit; Aktivitetet e zhytjeve, me përjashtim të zonave të lejuara për këtë qëllim.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.5%
-
Të gabuar
44.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-ja akuzon tre iranianë për hakerim të fushatës së Trump
27 Shtator, 21:01
-
Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg
27 Shtator, 20:51
-
Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në 'shtëpi bari' me gruan: Ajo nuk di gjë
27 Shtator, 20:21
-
I vetmi nga kolegët që e priti në burgun e Fierit/ Luan Baçi: Salianji një nga deputetët më të spikatur! PD do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë
27 Shtator, 20:20
-
Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)
27 Shtator, 20:11
-
Ylli Pata: ‘Golgota Babale’, rikthim në vitin ‘zero’: Pse u dënua Ervin Saljanji?
27 Shtator, 19:56
-
Ideja e shtetit bektashian/ Arian Galdini: Nuk më tremb koncepti i shtetit! Por pikëpyetja vjen si e prezantoi Rama në OKB
27 Shtator, 19:50
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takim me O’Brien dhe Lajçak: Përkushtim dhe angazhim konstruktiv në procesin e normalizimi të marrëdhënieve
27 Shtator, 19:47
-
Kujtim Gjuzi e zbulon në 'Studio Live': Basha do garojë me mua! I bëj thirrje Berishës ta fali, ta pranojë në PD
27 Shtator, 19:44
-
Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë
27 Shtator, 19:31
-
Mero Baze: Një betejë lotësh, qurrash dhe pafytyrësie për Salianjin
27 Shtator, 19:31
-
Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, 'heroin' e ri mbretëria e shpifarakëve ta ngjisë në penxheren e katit të tetë! I përgjigjet Bardhi
27 Shtator, 19:23