IRAK- 43 anëtarë të një fisi sunit janë gjetur të hedhur njeri mbi tjetrin në rrugë të mbuluar në gjakun e tyre. Kjo është masakra e fundit e militantëve xhihadistë të ISIS, të gjetur pranë qytetit Hit në zemër të provincës sunite Anbar.

Videoja e marrë nga Reuters tregon trupat e vrarë rreth mesditës së të mërkurës për t’u hedhur në rrugë në mënyrë që të mblidhen nga familjarët, duke kërcënuar se nëse ata nuk tërhiqen brenda ditës, do të hidheshin në varret masive të fshatit.

Dëshmitarët thanë se kanë gjetur 70 kufoma të tjera nga i njëjti fis në të njëjtën zonë. Ndërsa fiset sheikë thonë se të dy grupet e viktimave ishin në mesin e mbi 300 burrave të moshës mes 18-55 vjeç, të cilët u morën peng nga shteti islamik që javën e kaluar.

Qeveria Shiite që udhëheq Irakun dëshiron që liderët suni të mbështesin forcat e armatosura në luftë kundër xhihadistëve të shtetit islamik, të njohur për ekzekutimet me prerje koke për çdokënd që kundërshton ideologjinë e tyre radikale.

Në konfirmimin e parë zyrtar, qeveria irakene tha se shteti islam ka vrarë 322 anëtarë të fisit iraken në provincën perëndimore të Anbarit, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë trupat e të cilëve janë hedhur në një pus.

Vrasjet sistematike kundrejt këtij fisi kanë shënuar masakrën më të madhe kundër pakicave në Irak që me krijimin e kalifatit atje dhe në Siri. Po ashtu, 75 anëtarë të pakicave u vranë të dielën në të njëjtin skenar, duke u ekzekutuar dhe hedhur në rrugët në afërsi të qytetit Haditha.

Shteti islam tashmë kontrollon pjesën më të madhe të provincës shkretëtirë e cila përfshin qytetet në luginën e lumit Eufrat të dominuara nga pakicat sunite. Nëse provinca bie në drejtimin e tyre, ajo mund t’i japë shtetit islam një shans të mirë për të marshuar në drejtim të kryeqytetit.

isis

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)