Luftëtarët e Shtetit Islamik hynë të shtunën në një qytet në provincën perëndimore të Anbarit, në Irak, duke vrarë të paktën 19 policë dhe duke rrethuar shumë të tjerë në selinë e tyre. ISIS zaptoi qytetin Al Uafa, 45 kilometra në perëndim të kryeqendrës së Anbarit, Ramadi, pasi nisi një sulm masiv që në orët e para të së premtes. Me pushtimin e Al Uafa, Shteti Islamik tani kontrollon tre qytetet kryesore në perëndim të Ramadit, përfshirë Hitin dhe Kubaisën.

Forcat e policisë, të mbështetura nga disa luftëtarë sunitë, u përpoqën të ndalonin avancimin e militantëve, por u kapën në befasi nga grupe të armatosura brenda qytetit.