ISIS i pret kokën edhe gazetarit
tjetër amerikan, Steven Sotloff

ISIS i pret kokën edhe gazetarit<br />tjetër amerikan, Steven Sotloff
Grupi i militantëve islamik të Shtetit Islamik (IS) ka publikuar një tjetër video, në të cilën pretendohet të jetë ekzekutuar, sërish me prerje koke, gazetari tjetër amerikan i marrë peng, Steven Sotloff, siç bën të ditur Grupi i Inteligjencës SITE.

Videoja e pretenduar vjen vetëm pak javë pasi ISIS publikoi një tjetër të tillë, në të cilën shfaqej ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley. Në atë video, ISIS kërcënoi se viktima e radhës do të ishte Sotloff.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ishte në mesin e njoftimeve të përditshme në konferencën me gazetarët, kur doli lajmi i ri i kobshëm.

Ai tha se administrata Obama duhet të punojë për ta konfirmuar autenticitetin e kësaj videoje të dytë.


Steven Sotloff























(Në foto: Momente para ekzekutimit nga ISIS të gazetarit amerikan Steven Sotloff)


Steven Sotloff


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij