Dënime deri në 10 vite burg për luftëtarët e huaj, marrje të pasaportave dhe dënime të ashpra për organizuesit e dërgimit të luftëtarëve në Siri e Irak.
Këto janë vetëm disa nga masat e paketës anti-terrorizëm që do të ndërmerren, bashkë me mundësinë e monitorimit të web site-ve të xhihadistëve.
Ministri i Jashtëm Italian Paolo Gentiloni, në mbyllje të takimit në Bruksel, theksoi se terrorizmi është një kërcënim shumë serioz duke shpjeguar se: “nga takimi ishte konfirmuar kërcënimi terrorist bashkarisht nga të gjitha vendet e BE-së.
Dhe mendohet se në Europë ndodhen 3 deri në 5 mijë luftëtarë të huaj xhihadistë.” Sipas tij ka një aspiratë të përbashkët politike për të luftuar kërcënimet, por pa hequr dorë nga liritë themelore të modelit Europian.
Lidhur me aksesin në të dhënat e udhëtimeve Gentiloni thekson se “kjo nuk duhet parë si një goditje ndaj privatësisë, por është thelbësore për zbulimin e kërcënimeve terroriste.”
Problemi sipas tij nuk është liberalizimi i vizave Schengen, dicka që nuk duhet diskutuar. Por ndërkohë duhen forcuar kontrollet në kufinjtë europianë, por kjo jo duke limituar të drejtën e lëvizjes së lirë.”
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com