Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë vënë në shënjestër vendin e shenjtë të Mekës. Beteja e fundit midis një patrulle të kufirit të Arabisë Saudite dhe ekstremistëve që përpiqeshin të hynin në këtë shtet nga Iraku është treguesi i fundit që ISIS kërkon të zgjerojë ndikimin e shtetit islamik në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe pjesën tjetër të Gjirit Arab me qëllim për të depërtuar në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, aty ku janë edhe burimet më të pasura të naftës.

Sulmi i fundit vjen pas thirrjeve të kalifit të shtetit të vetëshpallur islamik Ebu Bakr al Baghdad për sulme në rritje në Mbretërinë Saudite. Edhe dhuna e vazhdueshme ndaj banorëve shiitë në lindje të provincës lindore el-Aëamiya në Arabiën Saudite konfirmon se ekstremistët po tentojnë të zbatojnë urdhrin e liderit të tyre.

Kuvajti dhe shtetet e tjera të gjirit, veçanërisht Bahrain, gjithashtu kanë popullsi të mëdha shiite që janë vënë së fundmi objektiv i sulmeve të ISIS. Nën kërcënimin terrorist, Arabia Saudite, para pak ditësh ka nisur ndërtimin e një muri me gjatësi 1 mijë km për të siguruar veçanërisht zonat naftëmbajtëse. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)