Drejtuesi i të ashtuquajturit “shtetit islam” u ka bërë thirrje muslimanëve në mbarë botën që të marrin armët dhe të dynden në "kalifatin"  e tyre.
 
Duke folur për një "epokë të re", në të cilën muslimanët në fund të fundit do të triumfojnë Abu Baker al Bagdadi ka lëshuar thirrjen për xhihad - luftë të shenjtë - në një mesazh audio që zgjat rreth 20 minuta. Por ajo që të bën përshtypje është se mesazhi është përkthyer në 5 gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe në gjuhën shqipe.

Në mesazh theksohet : "Pasha Allahun, ne do të marrim hak, nga Allahu ne do të marrim  hak, edhe në qoftë se pas një kohe".

Abu Baker al Bagdadi bën thirrje të përshkallëzohen sulmet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Lideri i xhihadistëve është emëruar si kalif nga grupi militant, i cili ka zaptuar territore të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

Organizata terroriste dhe milicitë aleate me të nuk po zgjerojnë vetëm sferën e ndikimit në Irak, por kanë vënë nën kontroll edhe kalimin e vetëm kufitar për në Jordani. /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Janar, 11:12

    Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?