Disa fotografi me përmbajtje shqetësuese janë publikuar ditën e sotme në rrjete sociale duke përhapur jo pak panik tek qytetarët. Njerëz të veshur nga koka te këmbët me të zeza, me shami në kokë dhe të hipur mbi tavanin e makinave, kanë ngjallur frikë për vetë ngjashmërinë e tyre me militantët e ISIS, në një kohë si kjo e sotmja, kur Shqipëria përflitet si e rrezikuar nga sulmet terroriste.

Imazhet janë fotografuar në rrugën e Unazës së Re dhe kanë tërhequr edhe vëmendjen e deputetes Mesilda Dode. "Sot para makines time… Nëse është reklamë apo ndonjë realizim artistik a formë tjetër arti e gjej te një shije tejet të keqe…Tek Unaza e Re që të çon tek TEG”,­ shkruan Mesila në profilin e saj në Facebook.

Mësohet se policia ka ndaluar automjetet në autostradë dhe i ka shoqëruar personat e dyshimtë në komisariat. Por siç është bërë me dije, bëhet fjalë për xhirimin e një videoklipi të këngëtares Ronela Hajati. Kjo e fundit ka sqaruar situatën e krijuar në llogarinë e saj në Instagram.

"Në u veshçin ata tipat si Aladini dhe Ali Baba...nuk di...", u shpreh këngëtarja duke iu referuar militantëve të ISIS. "Qetësohuni njerëz...është vetëm një video. Bëni dashuri, jo luftë!".

Ronela Hajati dhe stafi me të cilin këngëtarja ka zgjedhur të bashkëpunojë mesa duket nuk e dinë se u duhet një leje e posaçme përpara se të nisin xhirime të tilla. I paqëllimshëm ose jo, një skenar si ky vetëm sa ka turbulluar më shumë situatën e trazuar në të cilën ndodhet sot e gjithë bota.
ronela hajati
ronela hajati
ronela hajatironela hajati
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)