Në Islandë është zbuluar një software apo program për telefonat smartphone që parandalon marrëdhëniet seksuale aksidentale me të afërmit. Programi është krijuar nga tre dizejnues islandezë që synojnë të parandalojnë situata të tilla.

Baza e të dhënave në Islandë, ndihmon qytetarët për të gjurmuar historinë e familjarëve të tyre. Por tre dizejnuesit nuk u mjaftuan me kaq. Ata gjithashtu kanë përfshirë në software një alarm që aktivizohet kur dy telefona përplasen me njëri - tjetrin.
software
Sipas dizajnuesve, motoja e këtij programi është “Të përplasen telefonat përpara se të përplasemi në shtrat”.

“Ne gjithashtu kemi shtuar në program edhe një kalendar që ju të mos harroni ditëlindjet e të afërmve tuaj”, thanë dizajnuesit.

Një përdorues i këtij progarmi tha se ‘Në qoftë se unë do ta kisha këtë software në celularin tim vitin e kaluar, nuk do të kisha shkuar në shtëpi me kushërirën time’.

(v.gj/shqiptarja.com)