Ismail Kadare dhe autoritarizmi irracional i Hoxhes dhe Ali Tepelenës te “Kamarja e turpit”

 Ismail Kadare dhe autoritarizmi irracional i Hoxhes dhe Ali Tepelenës te “Kamarja e turpit”

Ismail Kadare, shkrimtar

I publikuar për herë të parë në vitin 1978, ndërsa u tërhoq nga libraritë në Shqipërinë represive të Enver Hoxhës, “The Traditor's Niche” (“Kamarja e turpit”-përshtatur në anglisht “Kamarja e tradhtarit-dhh) e Ismail Kadaresë, përkthyer kohët e fundit nga John Hodgson, të çon në Perandorisë Osmane që është imagjinuar si një vend i rëndësishëm krijues për autorin. Me veprën narrative që ndodhet pjesërisht në Stamboll, pjesërisht në Shqipëri, dhe pjesërisht në Greqinë e sotme, romani e çon lexuesin në të gjitha pjesët e perandorisë, nga qendra e pushtetit në periferi të stuhishme, ku vendasit në mënyrë rebele i kundërvihen vullnetit të sulltanit. Romani nxjerr në pah në mënyrë të pamëshirshme ndikimin e autoritarizmit, duke treguar se si e thyen shpirtin njerëzor - duke përfshirë, ndoshta më të keqen, shpirtrat e atyre që aspirojnë të jenë autokratë. Leximi i librit sot, mund të kuptohet si një reagim që provokon censorët komunistë, pasi kritika e tij, megjithëse e zhvendosur në kohë, drejtohet qartë në regjimin e Hoxhës. Megjithatë, historia është gjithashtu një shëmbëlltyrë më e gjerë e autoritarizmit që është i pranishëm përtej momentit të menjëhershëm historik.

Kadare shpesh ka deklaruar se ai i sheh peizazhet letrare si të ndara nga realitetet e caktuara historike: literatura, shkurt, ka kohën dhe hapësirën e vet. Megjithëse disa nga veprat e autorit, të tilla si romani i tij i vitit 1977 “Dimri i madh” janë vendosur në botën e përditshme të Shqipërisë Komuniste, shumica e shkrimeve të tij më të mira eksplorojnë realitete të ndryshme historike. “Kronika në gur” (1971) të fut në perspektivën e një fëmije të vogël që rritet në Shqipëri në vitet 1940. “Prilli i thyer (1978) hulumton shoqërinë në malësinë e sunduar nga një kod antik i ligjit; “Ura me tri harqe” (1978) përshkruan një botë mesjetare të qeverisur nga besëtytnitë dhe magjitë. Megjithatë, vetëm një gjë e tërhiqte imagjinatën e tij në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht kur shkruante nën diktaturë: Perandoria Osmane e shekullit të 19-të. Në “Pallatin e ëndrrave” (1981), për shembull, Kadareja ekzagjeron realitetet historike të shtetit osman, në mënyrë që të paraqes thelbin e totalitarizmit.  

Në “Kamaren e turpit”, autori përsëri evokon një atmosferë frike, terrorizmi dhe autoritarizmi. Kur dikush tradhton perandorinë, ai do t’i pritet koka nga Tunxh Hata, shërbëtori i bindur i perandorit, i cili e mban me ceremoni në duar kokën në kryeqytet.  Aty, ai shfaqet në podiumin më të madh të tradhtarëve në një shesh të madh publik, si një paralajmërim kundër rebelimit të ardhshëm. Mbikëqyrësi i kamares Abdullai, është i ngarkuar me përgjegjësinë e sigurimit të kokave që mos shpërbëhen shumë shpejt. Ai i inspekton ato në baza ditore, duke tërhequr me vizitat e tij vëmendjen e të gjithë vëzhguesve aty pranë, pasi ai mishëron fuqinë e tmerrshme të perandorisë. Megjithatë, kur Kadare na çon brenda mendjes së Abdullait, ne takohemi me një krijesë shumë më pak imponuese: një njeri i traumatizuar, i brutalizuar nga puna e tij, me një impotencë seksuale, si i vdekur brenda, ashtu si kokat që ai ruan në mur. Për ironi, Abdullai përjeton një ndjenjë të çuditshme të zhvendosjes së kokës së tij nga pjesa tjetër e trupit të tij.

Ashtu si në “Pallatin e Ëndrrave”, Perandoria Osmane është evokuar në Kamaren e Turpit si një regjim autoritar i paarsyeshëm. Gjatë rrjedhës së romanit, Ali Pashë Tepelena dhe turku Hurshid Pasha shquhen për epërsi, me qëllim që të mos iu pritet koka dhe të dërgohen në botën tjetër. I dërguar për të sunduar mbi Pashallëkun e Janinës, territoret evropiane të perandorisë, Tepelena u rebelua kundër Sulltanit në 1820 – n, kohë kur Hurshid Pasha, gjeneral dhe vezir i madh u dërgua për të shuar revoltën. Fakti që përfundimisht të dy burrat përfundojnë në varr, edhe pse Pasha e mposhti Shqipërinë dhe e çoi krahinën nën kontrollin perandorak, pasqyron arbitraritetin e thellë të pushtetit osman në kulmin e saj.

Në shkrimet e tij, Kadareja shpesh e përshkruan regjimin e Hoxhës si thelbësisht absurd, duke u bazuar në vendimet e jetës ose vdekjes mbi tekat arbitrare. Në “Pallatin e Ëndrrave”, mbizotëron i njëjti despotizëm, që jepet në formën e shenjave që përcaktojnë nëse një person jeton ose vdes. Në “Kamaren e Turpit, Hurshid Pasha është vendosur në Kamare për arsye misterioze dhe kryesisht të pashpjegueshme, ndoshta (kjo është e nënkuptuar) për shkak të një ëndrre. Edhe pse ai kryen vetëvrasje për të shpëtuar nga gjymtimi, trupi i tij zhvarroset dhe i pritet koka nga një shtet që ka për qëllim përjetësimin e spektaklit të tij të përgjakshëm të pushtetit.

Koka e Hurshid Pashës zëvendësohet në mur me atë të Tepelenës,  historinë e të cilit Kadare e evolon në një farë mase. Kjo shprehje e nëndheshme ka të ngjarë të jetë një arsyeja kryesore përse libri është tërhequr nga libraritë në Shqipërinë komuniste. Kadareja ofron një përshkrim të ndërlikuar të Tepelenës duke sjellë në mëndje “Ivanin e tmerrshëm”, pjesa e dytë e Sergei Eisenstein, një film i bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nuk u lejua në BRSS deri në vitin 1958, pesë vjet pas vdekjes së Stalinit – spse ishte ndaluar nga diktatori. Përmbledhja e Eisensteinit për Ivanin e vetmuar, të mërzitur dhe tiranik e goditi pak si shumë afër shtëpisë. Ndërsa në figurën e Tepelenës, Kadare në mënyrë të ngjashme ka zbuluar tiraninë e barrës psikike, që imponon vetë tiraninë: një njeri i zemëruar dhe xheloz, i cili kërkon dashurinë e pasuesve të tij, por e gjen veten krejtësisht të padashur. Tepelena braktiset nga të gjithë përveç bashkëshortes së tij Vasiliki, shoqëruesja e vetme dhe besimtar përgjatë kohës deri në vdekje.

Kadare shpesh ka thënë se ai mbeti gjallë në diktaturën komuniste, vetëm sepse Hoxha e pëlqente portretin e tij në "Dimrin e madh”. Megjithatë, diktatori kishte gjasa të shihet veten e tij edhe te Ali Pashë Tepelena. Xheloz për dashurinë që luftëtarët e shekullit të 15-të si Skënderbeu frymëzuan midis shqiptarëve, Tepelena, ndonëse një udhëheqës dinak dhe i fortë, nuk e respektonte vërtet popullin e tij. Ai nuk ishte i kënaqur, sepse thjesht dëshironte të dominonte. Kadare e ekspozon vetminë  e diktatorit me dhembshuri të madhe, por kjo nuk e pengon atë të shohë sesi Tepelena dehumanizon dhe instrumentalizon të tjerët edhe kur ai përballet me vdekjen e tij.

Leximi i “Kamares së turpit”, 40 vjet pas botimit

Leximi i “Kamares së turpit” sot, 40 vjet pas botimit të parë, të bën ta shikosh romanin si një mesazh për racionalitetin, procesin e duhur dhe kontrollet dhe balancat e qeverisë. Në këtë tekst, si në shumë nga veprat e tij, Kadare e mbron vlerën e artit dhe të imagjinatës - forcat kulturore dhe psikologjike që kërkojnë liri të plotë, pikërisht ajo që diktatorët kundërshtojnë. Në lirinë e mbytur, udhëheqësit autoritarë po e mbysin imagjinatën: ata kërkojnë armata gri që ndjekin automatikisht urdhrat e tyre dhe jo subjekte autonome me personalitete të pavarura.

Kadare gjithashtu tregon një talent unik duke i hedhur sytë brenda mendjes së një tirani. Ashtu si në “Pallatin e Ëndrrave”, autori nuk e demonizon thjesht diktatorin e uritur të pushtetit. Përkundrazi, ai përshkruan një individ të thellë me të meta në të udhëhequr nga mashtruesi i joshjes së pushtetit dhe zbukurimet e tij. Fakti që një njeri i zakonshëm si Ali Pashë Tepelena mund të jetë po aq monstruoz dhe diktatorial sa vetë Sulltani, është një zbulesë e rëndësishme, sepse tregon sa lehtë mund të bëhemi të gjithë bashkëpjesëmarrës në mohimin e lirisë. Ashtu si Hoxha nuk u dorëzua përfundimisht në një paranojë deiluzionale, kështu që Kadareja na tregon gjurmët e këtij dyshimi të lindur nga Sulltani, te Tepelenë dhe madje deri tek Hurshid Pashë. Frika që përjeton Pasha rezulton të jetë plotësisht e justifikuar, kur vjen një urdhër për kokën e tij. Irracionaliteti i pushtetit autoritar është aq ekstrem, sepse ka një cilësi pothuajse surreale ndaj urdhrave të diktatorëve të romanit. Në “Kamaren e Turpit”, ashtu si në të gjitha veprat e tij më të mira, Kadare fuqishëm i kujton - edhe kritikon –fuqinë e pakontrolluar, të çuditshme në dukje.

*Ani Kokobobo është profesore e asociuar e gjuhëve dhe letrave sllave në Universitetin e Kansas.

Përktheu nga anglishtja: Dhurata Hamzai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 02/08/2018 15:41

    Po te ishte puna me gjasme sdo kishte kuptim asgje .Po te vepronin gjith si ISMAILI KURR NUK SHEMBEJ DIKTATURA SE BREZIN TIM E KA MASHTRU SHUM .LE TE KUJTOJM POEMEN .NENE SHQIPERI..Une si individ me rrenqethet mishi kur kujtoj shkrimet e tij .poema Nene Shqiperi dhe dimri madh .pastajdimri vetmis madhe na e beri perendi jo parti .Ismail Kadareja ka qen ne udheheqjen komuniste N.kryetar i frontit Demokratik pra per mua asht mjeshter i fjales qe e perdori per vete dhe familjen e vet .Neve na hodhi trut e gomarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik