Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!

Rrugëtimi i Milan Kunderës nga gjuha e nënës dhe gjuhës së letërsisë deri te gjuha shqipe ishte në fokus të aktivitetit “in memoriam” të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare mbasditen e së mërkurës. “Identiteti”, “Shakaja”, “Pavdekësia”, “Lehtësia e padurueshme e qenies” janë disa prej veprave më të njohura të shkrimtarit, prej vitesh edhe në shqip, një pjesë e të cilave të sjella për lexuesin nga përkthyesja Saverina Pasho.

Ajo vëren se vepra e Kunderës ka eko të fortë historike e politike dhe është denoncim i diktaturave të të gjitha kohëve. Çekia dhe Shqipëria vijnë nga realitete të ngjashme thotë Pashi, ndaj Kundera kuptohet nga lexuesi shqiptar mbase më mirë se kudo. Përkthyesja heq edhe disa paralele midis Kunderës dhe Kadaresë.

“Ashtu si dhe Kadareja, Kundera vuajti edhe nga një peng i moskuptimit, sidomos me rënien e diktaturave të Lindjes dhe me rënien e komunizmit.”, thotë përkthyesja Saverina Pasho.

Të dy autorët e cilësojnë veten mbi çdo gjë tjetër thjesht romancierë, diçka që flet për përmasat e vërteta të vlerës së tyre, thotë Pasho.

“Një nga kritikët e Kunderës thotë diku që Kundera është një shkrimtar i zemëruar. Unë do të thoja të njëjtën gjë edhe për Kadarenë. Edhe kur Kadaresë i bënin pyetje për disidencën ai gjithmonë ka revendikuar vetëm të qenin shkrimtar. Kadareja ka thënë: unë jam shkrimtar! Mos kërkoni te unë as heroin dhe as disidentin! Ka ngjashmëri shumë të madhe në qëndrimet që mbajtën të dy këta autorë”.,- vijon përkthyesja.

Për të, shkrimtarët e mëdhenj janë gjithmonë disidentë dhe opozitarë të formave letrare të mëparshme, por dhe jetës sociale e politike ku bëjnë pjesë. Ndaj, Kundera mund të analizohet edhe si një shkrimtar disident, që zbërtheu të jetuarit dhe traumat e sistemeve politike lindore me letërsinë e tij. I përkthyer në 80 gjuhë të huaja, në shqip janë sjellë 10 tituj të Kunderës, ndërkohë që vepra e tij njeh disa ribotime. Të interesuarit mund të vizitojnë për disa ditë edhe ekspozitën “Kundera në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë” të çelur në qendrën “Sotir Kolea”.

Të pranishëm për të folur për Kunderën ishin përfaqësues të ambasadës çeke, ambasadës franceze, letrarë, përkthyesja e tij nga çekishtja në frëngjisht, Anna Kareninova etj.

Një ndër shkrimtarët më me ndikim në letërsinë evropiane, i lindur në Çeki, por i larguar në Francë në fillim të viteve 70-të, Kundera do të ishte një kundërshtar i regjimit komunist. Për një kohë,  vepra e tij e botuar në frëngjisht nuk do të përkthehej në çekisht.

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet