Ismail Kadare ja cila është frika ime më e madhe, Intervista për ‘The Financial Times’

Ismail Kadare ja cila është frika ime më e madhe, Intervista për ‘The Financial Times’

Ismail Kadare

Prestigjiozja britanike “The Financial Times” i ka marrë një intervistë shkrimtarit shquar Ismail Kadare. Në rubrikën “Small Talk” të gazetarit Luke Sampson, Kadare ka rrëfyer për jetën e tij si shkrimtar. Edhe pse intervista është e një modeli të shkurtër, Kadare ka treguar aty më shumë se sa do të tregonte në një intervistë të gjatë.

Kështu, shkrimtari i madh ka treguar nga se ka frikë në jetë, libri që i ka ndryshuar jetën, dhe se cili është lexuesi i tij i preferuar. Në intervista e mëarshme, Kadare thotë se nuk ka frikë nga vdekja. Të qenit shkrimtar i madh. i ka siguruar atij pavdekësinë. Por megjithatë edhe gjenitë e kanë një pikë të dobët dhe për Kadarenë është vetë-censura. Pasi sipas tij kjo e vret letërsinë.

Cili është lexuesi juaj i përsosur?
Një lexues që pëlqen Dante Aligerin, por që nuk e shijon si Don Kishotin apo si Shekspirin, dhe nuk merr të njëjtën ndjenjë kur lexon Kafkën.

Çfarë hani kur shkruani?
Unë filloj te shkruaj pas mëngjesit, rreth orës 10. Nuk punoj me shumë se 2 orë në ditë. Pi vetëm kafe, asgjë tjetër.

Cila është krenaria juaj nga të gjitha shkrimet?
Pallati i Ëndrrave. U shkrua ne vitin 1980 dhe u publikua një vit më vonë, gjatë periudhës se tiranisë në Shqipëri. Ishte një libër kundër tiranisë.

Çfarë ju frikëson?
Unë kam krijuar letërsi gjatë kohës se sistemeve politike diametrikisht të kundërta: një tirani që zgjati 35 vite (1955-1990), dhe 20 vite liri. Në të dyja rastet, vetëm diçka mund të shkatërroje letërsinë vetë-censura.

Cilët libra keni mbi tavolinën tuaj para se të flini?
Libra që unë aktualisht nuk i hap, por që vetë prezenca e tyre të rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë është krejt e ndryshme nga ajo që përjeton kur i lexon. Por kjo është ndjenja për të cilën unë kam nevojë.

Keni një rutinë të shkruari?
Ndërmjet orës 10 dhe mesditës çdo ditë. Në Paris çdo ditë punoj në po të njëjtën kafe. Në Tiranë është e pamundur për shkak të kuriozitetit të njerëzve.

Cili libër ka ndryshuar jetën tuaj?
Makbeth. Unë e lexova atë në moshën 11 vjeç. Megjithëse nuk kuptoja gjithçka, e doja kaq shumë saqë fillova ta kopjoja në dorë. Një vit me vonë, doja te beja të njëjtën gjë me Hamletin, i cili megjithatë ishte me pak i kuptueshëm.

Si relaksoheni?
Unë eci. Në Paris eci përgjatë kopshtit te Luksemburgut i cili është në anën e kundërt te shtëpisë sime. Ne Shqipëri përgjatë bregdetit.

Cilat janë influencat tuaja letrare?
Të tre gadishuj e Europës: Apeninët, me Dante; Ballkani me tragjeditë greke; baladat mesjetare shqiptare; gadishulli iberik me Don Kishotin. Ishujt Britanike me Shekspirin. Rusia dhe literatura e Europës Qendrorë (Kafka).

Kur e morët vesh se do të bëheshit shkrimtar?
Kur isha 12 vjeç. Atëherë ishte e lehtë ta imagjinoje veten një shkrimtar të rëndësishëm... /shqiperia.com

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Shuhet Ismail Kadare, veprat që do të mbeten të pavdekfshme! Nga 'Pallati i Endrrave' tek 'Mosmarrëveshja'

Shuhet Ismail Kadare, veprat që do të mbeten të pavdekfshme! Nga 'Pallati i Endrrave' tek 'Mosmarrëveshja'