Ismailaj mori nga çekët 4.6 mln €
 Ku kanë përfunduar këto para?

Kastriot Ismailaj, administratori i kompanisë DIA, e cila mblidhte borxhin për llogari të CEZ Shpërndarje, ka përfituar nga çekët 4.6 milionë euro ose 650 milionë lekë. Është ky rezultati i ekspertëve kontabël të cilët prej 2 muajsh kanë kaluar në filtër të gjitha hyrje-daljet në llogarit e kompanive të Kastriot Ismailajt dhe personave të përfshirë në marrëdhënie biznesi me të.

Nga të gjitha transaksionet e kontrolluara nga ekspertët rezulton se pagesa nga çekët në favor të Ismailajt dhe kompanisë DIA është 4.6 milionë euro, pagesë kjo e bërë si formë shpërblimi për borxhin e mbledhur. Kjo konfirmohet për ReportTV nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës ku njësia Task-Forcë e drejtuar prej prokurores, Antoneta Sevdari tashmë është në përfundim të këtij hetimi.

Imsilaj aktualisht është në hetim ndërsa një pjesë e konsiderueshme në afro 4 milionë euro prokuroria i ka bllokuar në llogarit e tij dhe kërkon konfiskimin.

Por ku kanë përfunduar këto para?

Ekspertët kanë mundur t’i japin përgjigje dhe disa prej destinacioneve të kësaj shume të arkëtuar nga CEZ tek DIA e Ismailjat. 1.5 milionë euro lekë është pagesë për studion e arbitrazhit në Vjenë, pagesë e kryer në vitin 2013 e ndarë në dy këste 750 mijë e 300 mijë euro.

239 mijë euro janë tërhequr nga ortaku i Ismailajt në DIA, Arjan Laçi. 214 mijë euro kanë kaluar në favor të kompanisë Neriada me seli në Durrës, ku sipas ekspertëve pagesat rezultojnë me justifikimin punime të kryera për llogari të DIA-s.

118 mijë euro për blerjen e motomjeteve kanë kaluar në favor të kompanisë ku bashkëpronar ka rezultuar Agron Çela deri para marrjes së mandatit të deputetit si përfaqësues i LSI-së.

46 mijë euro janë përfituar nga kompania e vëllezërve Ajmeti, Petrit e Vilson Ahmeti. Pagesa këto për projekte që kompania e ish kryeministrit shqiptar kish përgatitur për DIAN. 43 mijë euro i ka përfituar një kompani me seli në tiranë por pa arsyetim se përse është bërë kjo pagese sqarojnë ekspertët për grupin hetimorë.

Një shumë e konsiderueshme thonë ekspertët Ismailaj i ka harxhuar për të paguar detyrimet në shtet për mbi 100 punonjës, por këto pagesa kanë qenë fiktive sipas akt ekspertimit kontabël pasi në realitet DIA nuk ka pasur kurrë aq punonjës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen