ITALI- Ndonëse kanë humbur kontrollin e dërgesave të “mishit të bardhë” në Itali, për shkak të mbylljes së ngushticës së Otrantos, shqiptarët vijojnë të zotërojnë kontrollin mbi rrjetet e prostitucionit në shtetin fqinj, pasi janë gjobëvënësit e rumunëve. Momentalisht Rumania dhe Nigeria mbajnë vendet kampione përsa u përket “ushtrive” me 120 mijë prostituta të huaja që hyjnë përtej Adriatikut.
Mediat italiane, orët e fundit kanë bërë një bilanc të prostitucionit në vendin e tyre, ku rezulton se të paktën 5 miliardë euro qarkullohen në vit nga grupet kriminale afrikane, rumune dhe shqiptare, ndërsa vetëm në Lombardi bëhet fjalë për 1 miliardë euro.
Ndërkaq, për një vajzë nigeriane, bosët marrin lejen e familjes dhe u paguajnë të gjitha shpenzimet për në Itali, teksa në fund vajzat e gjejnë veten me 70 mijë euro borxh, të cilat duhen shlyer me shitjen e trupit.
Sipas Marina Mancuso dhe Mirta Da Pra, zyrtare të projektet antitrafik “Abele” thonë se shumë vajza vijnë edhe nga Libia, ndërsa vajzat nga Europa Lindore janë rekrutuar me mashtrim, shpesh marrin premtime të rreme për martesë.
Ndërkaq, Nadia Folli, nga Caritas tha se që me mbylljen e ngushticën e Otrantos, Shqipëria ka humbur rolin e saj qendror në rrjedhën e dërgimeve të vajzave italiane nga Europa Lindore.
Vendin e saj e ka zënë Rumania, pas hyrjes në BE në vitin 2007, e cila është bërë një nga pikat kryesore fillestare të viktimave të shfrytëzimit seksual. Një vajzë llogaritet të sjellë fitime deri në 6 mijë euro në muaj.
“Në këtë kontekst, krimi shqiptar vazhdon të luajë një rol kyç në menaxhimin e pazareve, pasi grupet kriminale të kombësive të tjera janë në varësi të tyre”, shpjegon Paoli Lisi, drejtor i policisë në Milano. Ai shton se “Shqiptarët janë shumë të organizuar. Ata bëjnë para duke lëshuar me qira tokën për tutorët rumunë”.
Ndërkaq, Lisi thekson se “Nga Tirana dhe rrethinat vijnë grupe të organizuara kriminale, që janë degëzuar në disa struktura. Disa subjekte operojnë në Itali dhe të tjerë udhëtojnë në Shqipëri. Pastaj, paratë e mbledhura nga qiraja e trotuarit, i riinvestojnë në drogë dhe armë. Në shumë raste përdoren të njëjtat vajza prostituta si shpërndarëse droge”.
“Nuk mund të them se janë të skllavëruar të gjitha vajzat, ka raste të ndryshme”, thotë Emmanuel Zorini, nga “Lule”. Në këto grupe kriminale janë të përfshirë edhe strukturat e mafies italiane si Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrageta, por ato janë të interesuara më tepër në drogë dhe armë.
Vetëm në Lombardi, të ardhurat nga prostitucioni vlerësohen maksimale, prej më shumë se 1 miliardë euro. Shifrat e larta marrin edhe më shumë në peshë në krahasim me të ardhurat e zonave të tjera të krimit si armët, falsifikimet, kumari, grabitjet, etj. Vetëm shitja e drogës ia kalon kësaj shifre.
Mbrëmjen e së premtes, më 21 mars në rrugët e qendrës historike të Romës, u organizua një takim nga shoqata “Papa Gjon XXIII”, Komuniteti i themeluar nga Don Oreste Benzi. Përveç mesazheve për t’i dhënë fund skllavërisë, në këtë aktivitet u theksua se në rrjedhën e vitit 2013, ka pasur 400 viktima të trafikimit të përfshira në programet e mbrojtjes sociale, ndërsa në rrugë janë ndeshur 10 400 gra.
Rreth 7 000 janë liruar që nga viti 1995. Ndërkaq, u theksua se numri i përgjithshëm i viktimave të trafikimit, në vitin 2013, është më shumë se 120 000 gra, nga të cilat 37 % janë të mitura. Vajzat vijnë nga Nigeria (36 %) , Rumania (22 %), Shqipëria (10.5 %) , Bullgaria (9 %), etj. Moshat shkojnë nga 13 deri 17 vjeç ( 37 %), të moshës 18-30 (52 %) dhe mbi 30 (11 %). Deri në 56 % të femrave raportojnë se kanë vuajtur dhunë seksuale, fizike (32 %) dhe psikologjike (12%).
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com