LECE - Një bari shqiptar u vra me 2 plumba pistolete në kokë pasditen e sotme në Leçe të Italisë, teksa paraprakisht mendohet se motivi i ekzutimit ishte lidhja e tij me organizatat kriminale. Policia dhe prokurorët thanë për mediat italiane se Qamil Hyraj, 23 vjeç, u gjet pa jetë pas orës 13.30, të ditës së sotme, ndoshta pak minuta pasi ishte vrarë.
Pronari i fermës kishte shkuar për t’i dërguar drekën punëtorit shqiptar, në çastin kur në një furgon gjeti trupin e tij të pajetë dhe të kthyer përmbys. Që këtu eksprtët dyshuan se bëhej fjalë për larje hesapesh mes bandave, ndërsa sapo kthyen trupin panë të kishte marrë 1 plumb vdekjeprurës në ballë dhe një plumb tjetër në kafkë, çka sipas specialistëve të antimafies që tashmë po hetojnë bashkarisht vrasjen, përbën elementë të shtuar për të hetuar rreth një ekzekutimi mafioz.
Fakt tjetër plotësues ishte lista e pafundme e udhëtimeve të Hyrajt në Shqipëri, sidomos këto muajt e fundit, ku mendohet se me vete ka marrë e sjellë drogë, armë a para për llogari të bandave kriminale. Në këto anë të Italisë mbizotëron Ndrageta, organizata kriminale mafioze më e fuqishme e momentit në rangje botërore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com