ROME - Një 25-vjeçare italiane ka vdekur në vend, gjatë një aksioni policor për kapjen e dy shqiptarëve, të cilët kishin vjedhur 50 euro. Viktimë mbeti dhe një prej shqiptarëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Terni, dy shqiptarët po ia mbathnin me një makinë e tipit Fiat Panda. Mjeti i tyre u përplas me makinën në të cilën ndodhej vajza 25-vjeçare Maria Elena Petruccioli.
Njëri nga djemtë, 28 vjeç vdiq në vend, ndërsa tjetri, 21 vjeç është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA. Aksidenti ndodhi ndërmjet zonës Terni e Spoleto. Policia italiane bëri me dije se po i ndiqte të rinjtë, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, i kishin vjedhur një të moshuari 64-vjeçar, 50 eurot që ai kishte në portofol.
Më pas, hajdutët ia kanë mbathur , e për këtë arsye policia është vënë në lëvizje për t'i arrestuar. Në orën 5 të mëngjesit, ka ndodhur edhe përplasja mes makinave, prej të cilit vdiq shtetasja italiane, shqiptari 28-vjeçar, dhe u plagos tjetri 21 vjeç. ndërkohë, policia është vënë në kërkim të dy të tjerëve që morën pjesë në vjedhje. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e viktimës tjetër.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com