Itali, 22-vjeçarja varrosi foshnjën e porsalindur në një fushë, policia gjen një tjetër trup në të njëjtin vend

Itali, 22-vjeçarja varrosi foshnjën e porsalindur në një fushë, policia gjen një tjetër trup në të njëjtin vend

Autoritet italiane, zbulojnë eshtrat e një foshnje

Itali-Një nënë e re, 22-vjeç akuzohet nga prokuroria e Parmës për vrasje të foshnjës së porsalindur dhe fshehje të kufomës në një fushë pranë shtëpisë së saj.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, 9 gusht.

Disa ditë më parë, autoritetet italiane gjetën në të njëjtën fushë eshtrat e një foshnje tjetër, e cila sipas hetimeve të deritanishme duhet të jetë varrosur në këtë vend rreth një vit më parë.

Vajza studente në Fakultetin e Drejtësisë në Parma deri më tani ka pranuar përgjegjësinë vetëm për vrasjen e parë.

Babai i foshnjës dhe i dashuri saj thuhet se nuk ka qenë në dijeni që partnerja e tij ishte shtatzënë dhe ndaj dhe nuk do të hetohet.

Sipas prokurorëve, gruaja lindi vetë, pa asnjë ndihmë nga një mjek apo infermiere dhe askush nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë, raporton La Repubblica.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje