Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në trafik droge në zonën e Romës. Ajo që i bëri përshtypje efektivëve ishte bosi i kartelit të Sinaloas në Meksikë, Joaquin “El Chapo Guzmàn” i gjetur nw ambalazhin e drogws. Shqiptari e kishte stampuar në pakon e hashashit që po shiste, shenjë kjo e një admirimi në dukje të kapos meksikan, por edhe të cilësisë së lëndës narkotike.
Operacioni u krye në zonën e Cittaducale, teksa u sekuestruan 100 gramë lëndë narkotike. Efektivët kishin qëllim kontrollin e banesës së një personi të skeduar, kurse brenda gjetën edhe 2 shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç, që po qëndronin aty përkohësisht. Por kontrolli fizik ndaj 27-vjeçarit, zbuloi se ai mbante të fshehur në trup pakon e drogës me “El Chapo”, me vlerë 1 mijë euro në treg, raportohet në media.
Ky detaj nuk ishte i pazakontë sipas shefit të karabinierëve. Ndaj 30-vjeçarit u lëshua urdhri i dëbimit, pasi ishte i parregullt në Itali dhe u përcoll nga agjentët deri në aeroportin e Fiumicino. Kurse 27-vjeçari pas arrestimit u izolua në paraburgim, në pritje të masës së arrestit nga gjykata.

Komente

