Itali/ 27-vjeçari shqiptar në Itali ‘befason’ anti-drogën e Fiumicinos, e stamponte drogwn me potretin e ‘El Chapo-s’

Itali/ 27-vjeçari shqiptar në Itali ‘befason’ anti-drogën e Fiumicinos, e stamponte drogwn me potretin e ‘El Chapo-s’

El Chapo

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në trafik droge në zonën e Romës. Ajo që i bëri përshtypje efektivëve ishte bosi i kartelit të Sinaloas në Meksikë, Joaquin “El Chapo Guzmàn” i gjetur nw ambalazhin e drogws. Shqiptari e kishte stampuar në pakon e hashashit që po shiste, shenjë kjo e një admirimi në dukje të kapos meksikan, por edhe të cilësisë së lëndës narkotike.

Operacioni u krye në zonën e Cittaducale, teksa u sekuestruan 100 gramë lëndë narkotike. Efektivët kishin qëllim kontrollin e banesës së një personi të skeduar, kurse brenda gjetën edhe 2 shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç, që po qëndronin aty përkohësisht. Por kontrolli fizik ndaj 27-vjeçarit, zbuloi se ai mbante të fshehur në trup pakon e drogës me “El Chapo”, me vlerë 1 mijë euro në treg, raportohet në media

Ky detaj nuk ishte i pazakontë sipas shefit të karabinierëve. Ndaj 30-vjeçarit u lëshua urdhri i dëbimit, pasi ishte i parregullt në Itali dhe u përcoll nga agjentët deri në aeroportin e Fiumicino. Kurse 27-vjeçari pas arrestimit u izolua në paraburgim, në pritje të masës së arrestit nga gjykata.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit