ITALI – Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë me tre plumba pistolete në Bergamo. Hetuesit dyshojnë se vrasja është kryer natën mes datës 17 dhe 18 nëntor.

Autori i vrasjes ka hyrë në shtëpinë e Arben Vorfit dhe e ka qëlluar atë, ku një prej plumbave ka kaluar dhe përmes grilës.

Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet nga katër miqtë e tij të cilët shkuan për ta vizituar në apartament dhe më pas lajmëruan policinë.

Fqinjtët kanë deklaruar në policisë se të martën rreth orës 22:40 kanë dëgjuar tri të shtëna.

Vorfi rezulton një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Kjo është vrasje e tretë në tetë ditë në Bergamo.

Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)