/ATSH-ANSA/ - Të paktën tre persona u plagosën sot, pasi kushtet ekstreme të motit provokuan shpërthimin e një gazsjellësi në qytetin Pineto, në qendër të Italisë.
"Tre personat po mjekohen në spital", njoftoi një dëshmitar për ANSA-n.
"Plagët e tyre nuk janë serioze", shtoi ai.
Një gazsjellës shpërtheu sot, pas dëmtimeve të shumta për shkak të motit të keq, në ndërkohë që flakët e tij mund të shihen nga kilometra të tëra larg