Një bandë e përbërë nga të rinj shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane në Padova. Të rinjtë e moshave nga 17 deri në 22 vjec kryenin rreth 4 grabitje në ditë.

Gjatë operacionit janë arrestuar 10 persona ndërsa 2 janë lënë në arrest shtëpie. Ata vepronin kryesisht gjatë natës dhe objektet me vlerë që vidhnin më pas i shisnin.
 
Mediat italiane të cilat citojnë autoritetet shprehen se grupi ishte i ndarë në 3-4 persona dhe aktiviteti i tyre shtrihej në zonën e Bassanello.

Pjesa më e madhe e të rinjve janë nga qyteti i Lacit dhe prej 5 vitesh jetonin në Itali.Ata ishin paraqitur në shtetin fqinjë si minorene.
 
Shërbimet sociale në Padova i kishin strehuar në qendra sociale deri sa të arrinin moshën 18 vjeç.

Në krye të grupit ishin shqiptarët Mateus Delilaj, 21 vjeç me pseudonimin Tuci dhe Ibrahim Sokoli 18 vjeç që thirrej me pseudonimin Ibo.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com