Një grua shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e gripit të derrit. 68-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte shtruar në spital në provincën e Leçes më 4 shkurt, ndërsa sipas mediave italiane ka ndërruar jetë gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës.
Gruaja ishte në gradën e tretë të gripit të njohur si virusi H1N1. Rasti i shqiptares shënon viktimën e shtatë nga gripi i derrit në provincën e Leçes në Itali.
Deri më tani, rastet me grip deri në këtë krahinë arrijnë në gjashtëdhjetë. Gjashtë persona janë aktualisht të shtruar në spital, ndërsa dy fëmijë janë transferuar jashtë zonës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com