ITALI- Një operacion i përbashkët policor, italo-slloven, ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande kokaine që operonte mes Triestes në Itali dhe Koperit në Slloveni. Në pranga janë vënë 9 persona, ku përfshihen shtetas italian, shqiptar dhe slloven.
9 persona të arrestuar, 40 kontrolle, 27 mijë euro kesh, 1.5 kg kokainë dhe 750 gr marijuanë të sekuestruara, është bilanci i këtij operacioni me emrin “Bubi”. Operacion ky i koordinuar mes autoriteteve italiane dhe atyre sllovene. Bashkëpunimi i këtyre të fundit ishte i nevojshëm dhe për faktin se gjithashtu dhe banda operonte në të dyja shtetet në fjalë.
Dyshimet dhe hetimet e para nisën qysh në Maj të këtij viti kur në Trieste u arrestua një shtetas italian, i padënuar më parë, me 200 gr kokainë. Pas observimeve dhe ndjekjeve të para nga ana e policisë italiane në rrethin e hetimeve u përfshin dhe disa shtetas slloven me banim në Koper. Kjo gjë bëri të mundur përfshirjen në këtë çështje dhe policinë sllovene. Duke kryer në total 7 arrestime në Itali dhe 2 në Slloveni.
Ndërsa identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, autoritetet japin informacion vetëm mbi krerët e kësaj bande. Ata janë dy, italiani Francesco Scovino, 28 vjeç dhe shqiptari Ibrahim Rezi, 26 vjeç, të dy me banim në Ankaran të Sllovenisë.
Gjithmonë sipas autoriteteve të përfshira në hetime kokaina kalonte nëpërmjet sllovenisë drejt shtetit italian dhe dyshohet se burimin e kishte në Shqipëri. Mënyra e përdor më shpesh nga trafikantët për transportimin e lëndës narkotike ishte udhëtimi me taksi dhe fshehja e saj në kançe pijesh me fund të dyfishtë.
Ky operacion u emërtua nga autoritetet “Bubi” pasi kjo ishte dhe nofka e një prej pjestarëve të bandës.
Rdaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com