Një 17-vjeçare shqiptare është arrestuar nga karabinierët në Cittadella pasi akuzohet se ka provokuar abortin, ka vrarë foshnjen rreth 6-7 muajsh me thikë dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas mediave italiane, 17-vjeçarja ka lindur në banjën e shtëpisë duke provokuar abortin me ilaçe dhe pasi ka parë që fëmija ishte gjallë e ka masakruar atë me thikë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur 19 nëntorin e vitit të kaluar, kur në oborrin e shtëpisë së vajzës, u gjetën mbetjet e asaj që pas autopsisë rezultoi se ishte një fetus.
Hetimi që çoi në zbardhjen e krimit makabër të 17-vjeçares, nisi pas mbërritjes së saj në spitalin e Camposampiero për shkak të hemoragjisë. E reja ishte paraqitur me identitet të rremë , gjë që ngriti dyshime për ngarjen horror. 17-vjeçarja akuzohet edhe për fshehje të kufomës dhe të dhënave personale.
/Shqiptarja.com