ITALI - Ende ku ka asnjë gjurmë të 29-vjeçarit Valentin Frrokaj dhe 35-vjeçarit Taulant Toma, të cilët u arratisen më 2 shkurt nga një burg në Parma.

Pasi kanë prerë hekurat e qelisë dy shqiptarët kanë zbritur me një litar të bërë me çarçafë dhe janë zhdukur në drejtim të një pike shërbimi në autostradën A1 që lidh Milanon me Napolin.

Një prej tyre është identifikuar nga një punonjës në pikën e shërbimit pasi i kishte kërkuar nëse ishte e mundur për të kaluar autostradën nga një nënkalim.

Prokurori ka inspektuar qelinë së bashku me skuadrën hetimore, ndërkohë që fotot e Frrokajt dhe Tomës i janë dërguar Interpolit.

Dy shqiptarët, Frrokaj i dënuar me burg të përjetshëm dhe Toma i arratisur edhe në 2009 nga burgu, mëngjesin e 2 shkurtit nga burgu i Parmës në Itali. Personeli i burgut e ka vënë re mungesën e dy shqiptarëve, vetëm pasi kanë bërë apelin e mëngjesit.

Sipas policisë italiane, Taulant Toma 29 vjeç me precedent penal për vjedhje dhe trafik droge dhe 35-vjeçari Valentin Frrokaj, i dënuar për vrasjen e një 23-vjeçari shqiptar në vitin 2007.

Toma ishte dënuar deri në vitin 2022, ndërsa Frrokaj me burgim të përjetshëm.

KUSH ESHTE VALENTIN FRROKAJ
Sipas policisë italiane, Valentin Frrokaj vrau para 5 vjetësh Leiton Llahon 23 vjeç, në një zonë të Breshias. Pasi e kishte goditur me thikë Llahon, Valentin Frrokaj e kishte braktisur të gjakosur dhe pas 10 ditësh ai vdiq në spital. Një muaj më pas 35-vjeçari u ndalua në Liguria, ndërsa po i drejtohej kufirit me Francën. Në vitin 2009 ai u dënua me burgim te përjetshëm për vrasjen e kryer.

KUSH ESHTE TAULANT TOMA
Rasti i sotëm i arratisjes së Taulant Tomës nga burgu nuk është i vetmi, pasi ai është arratisur edhe më 9 nëntor të 2009 nga burgu i Ternit në Itali. Policia italiane e arrestoi 29-vjeçarin më 24 dhjetor 2009, bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj. Toma është i njohur si njëri prej pjesëtarëve të bandës të Ilir Pajës, i njohur ndryshe nga policia italine si “UFO”, për shkak se ka arritur të arratiset dy herë nga burgjet italiane.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)