Karabinierët italianë kanë mundur të gjurmojnë e më pas shkatërrojnë një bandë trafikimi droge, e cila drejtohej nga dy shqiptarë. Pjetër Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, banues në Spinea në Venecia, janë arrestuar nën akuzën ‘trafikim marijuane dhe kokaine’.

Operacioni për kapjen e tyre ka filluar që në orët e para të mëngjesit të datës 11 dhjetor. Efektivët e policisë kanë bastisur të gjithë krahinën, e cila ishte kthyer në një organizatë kriminale ku trafikoheshin lëndë narkotike.

Sipas hetimeve të monitoruara nga prokurorët në Venecia, shqiptarët e identifikuar në krye të organizatës shquheshin për natyrën e dhunshme. Për të siguruar heshtjen e klientëve ose për të marrë të plotë pagesën e drogës, ata kërcënonin se do t’i përdhunonin fëmijët dhe të gjithë familjen përpara syve.
pjeter dhe vate salca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)