ITALI - Policia italiane e Teramos ka arrestuar bandën e narkotrafikut, e cila në dy vjet kishte qarkulluar një sasi prej 14 kg heroinë me një vlerë tregu prej 1.2 milion euro.
Droga shpërndahej në disa qytete të Italisë ndërsa banda përbëhej nga 3 shqiptarë dhe 10 italianë.
Hetimet për bandën e narkotrafikut nisën në gusht të 2011 kur u ndalua një nga anëtarët e bandës, italiani Lorenzo Pinciotti, i cili pas masës “arrest shtëpie” është mbajtur në survejmin dhe përgjim, hetime këto që çuan policinë në identifikimin dhe zbardhjen e të gjithë anëtarëve të bandës.
Pjesë e hetimeve për bandën kanë qenë përgjimet telefonike, biletat e udhëtimeve si dhe transfertat e parave të bëra ndërmjet anëtarëve të bandës.
Ndër shqiptarët e arrestuar janë Artan Kurti, 35 vjeç me leje qëndrimi në Modena, Martin Troka, 24 vjeç i cili banonte në Rexhio Emilia dhe Edmond Buzi, 30 vjeç banues në Acoli.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com