ITALI - Mijëra njerëz vërshuan në qytetin verior italian të Ivrea-s për të marrë pjesë në betejën historike të portokajve. Në qendër të qytetit u mblodhën rreth 500 tonë portokaj të sjella nga jugu i Italisë, të cilët u përdoren për betejën e famshme.

Çdo vit disa qytetarë vishen me kostume mesjetare, që simbolizojnë rojet dhe lëvizin me karroca me kuaj dhe hedhin portokaj kundrejt skuadrave të cilat luftojnë me to.

Fillesat e betejës mendohet të jenë shënuar, që në shekullin e 12-të kur vajza e një mullixhiu refuzoi tiraninë e mbretit duke i prerë kokën e tij. Banorët e Ivrea-s u ngritën në revoltë ku hodhën portokalle edhe njerëzvë të pasur duke mposhtur tiraninë dhe mizorinë.

Cdo vit kjo betejë tërheq mijëra spektatorë dhe pjesëmarrës, ku deri më tani thuhet se askush nuk është dëmtuar dhe një sy i nxirë nga disa konsiderohet si një simbol nderi. Rreth e përqark sheshit gjenden tenda për të dhënë ndihmën e parë atyre që dëmtohen nga gjuajtja e ndonjë portokalli në fytyrë apo edhe nga rrëshqitja nga papastërtia e krijuar në shesh.

Spektatorët të cilët duan të ndiejnë kënaqësinë e kësaj feste mund të vishen me kapele në mënyrë, që mos dëmtohen gjatë spektaklit, por kjo nuk do të thotë se ato janë tepër të sigurtë. Pas mbarimit të festës rreth shumë punonjës mundohen të pastrojnë portokaj të shtypura dhe të ngjitura në sheshin e qytetit. Me kalimin e viteteve beteja e portokajve u shndërrua në një ngjarje spektakolare, që përfaqëson luftën për liri dhe simbol i karnavaleve në Ivrea.