Itali, bleu diplomën në Shqipëri
me paratë e partisë,dënohet Bossi

ITALI-Gjykata e Shkallës së Parë në Milano ka dënuar Umberto Bossi-n me 2 vite e 3 muaj burg për shpërdorim të fondeve për partitë dhe dy djemtë e tij.
 
Umberto Bossi, djali i Renzo Bossit dhe ish arkëtari i partisë, Francesc Belsito janë dënuar në Milano për përdorimin e fondeve të partisë për shpenzime personale.
 
Djali tjetër i Boss-it Riccaedi tashmë ishte i dënuar me proces të shkurtuar me 1 vit e 8 muaj burg, për marrjen e rreth 158 000 euro të fondeve të partisë.
 
Umberto Bossi u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg, 1 vit e 6 muaj për të Renzo Bossin dhe 2 vite e 6 muaj për ish-arkëtarin.
 
E prisja, por nuk kam asgjë për t’u ndjerë i turpëruar. Është vetëm vendimi i shkallës së parë, ecim përpara” ka thënë Bossi, ndërsa Belsito tha se ky ishte një vendim i padrejtë.
 
Një pjesë të fondeve të dhëna nga shteti, ai e ka shpërdorur duke e shpenzuar për blerjen e një diplome te Universiteti ‘Kristal’ në Shqipëri.
 
Diploma mban datën 8 tetor 2010 dhe në të është shënuar se Bossi Jr ka ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal” në Shqipëri.
 
77 mijë euro për diplomën te Kristali, nuk dha asnjë provim
Sipas hetimeve, në mes të viteve 2009 dhe 2011, ish-arkëtari i partisë, ka marrë rreth gjysmë milioni euro, ndërsa ish-lideri ka shpenzuar nga fondet e partisë rreth 208 mijë euro.
 
Renzo u akuzua për më shumë se 145 mijë euro, në mes të cilave mijëra euro janë shpenzuar për pagimin gjobave, 3 mijë euro për sigurimin e makinës, 48 mijë euro për të blerë një makinë audi A6, dhe 77 mijë euro për diplomën e marrë nga Kristali.
 
Mësova për diplomën time në Shqipëri vetëm pas hetimeve”, ka thënë Bossi.

DIPLOMA E RENZO BOSSIT
Renzo rezulton i regjistruar me numrin matrikulues 482. Dokumentet e publikuara tregojnë edhe listën e tij të notave në 29 lëndë të ndryshme. Djali i senatorit italian Bossi duket se ishte më i zoti në lëndë si Financa, Matematika dhe Statistika.
 
Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit është se Renzo duhet të ketë dhënë provimet e 3 viteve në një: kjo pasi ai ka mbaruar gjimnazin në korrik 2009 në moshën 21-vjeçare, ndërsa sipas dokumentit të lëshuar nga Universiteti Kristal ai ka mbaruar studimet e larta në shtator 2010.
 
Diploma, për të cilën ka hije dyshime se mund të jetë blerë me para, është gjetur nga “Guardia di Finanza” në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”.
 
Diploma mban datën 8 tetor 2010 dhe në të është shënuar se Bossi Jr ka ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal”.
 
 diploma
Diploma e Bossit qe e mori te 'Kristali' ne Shqiperi

 dy.b. j.sh/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion