Dy shqiptarë u arrestuan ditën e sotme në Breshia të Italisë pasi u kapën me kokainë. Njëri nga të arrestuarit është vetëm 14 vjeç. I mituri, sipas policisë italiane, ishte "magazinuesi" i drogës në emër të një 24 vjeçari me të cilin u ndalua.

Pas kontrollit të bërë nga policia e Breshias në shtëpinë e të rinjve u gjendën nëntë kg të tjerë, tre prej të cilëve ishin fshehur në çantën e shkollës ku, në vend të librave dhe ditarit, kishte lëndë narkotike. Pjesa tjetër ishte e fshehur në makinë.

Në total, u sekuestruan 15 kg e cila në dreg do të arrinte 4.5 milionë euro. Kjo është arsyeja pse u arrestua një 14-vjeçar. Në përfundim të operacion ranë në pranga dy persona, të dy me orgjinë shqiptare. Të dy, shqiptarë, janë arrestuar: 24-vjeçari është i mbyllur në Mombello, ndërsa i mituri është marrë në institucionin e të miturit Beccaria në Milano.

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com