Një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur në rajonin e Ligurias në Itali. Dy të rinjtë kanë tentuar të shkatërrojnë një lokal bastesh duke i vënë flakën, por kanë mbetur vetë viktima. Ngjarja u shënua në orës 3.00 të mëngjesit të sotëm, në sheshin Calvi të Ligurias.
Plani i të rinjve nuk ka shkuar ashtu si ata menduan. Kanaçja me benzinë i ka shpërthyer në dorët 19-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë që bashkëpunëtori i tretë ka marrë plagë të lehta. Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet 40 metra larg”.
Shqiptar tjetër që u plagos u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetë. Mediat italiane nuk japin identitetin e shqiptarëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com