ROME- Dy stilistët e njohur italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbanna akuzohen se kanë fshehur miliona euro nga autoritetet italiane. Për këtë shkak, dy stilistët janë dënuar me 1 vit e tetë muaj burg për evazion fiskal.
Dolce dhe Gabbanna nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore por kanë mohuar akuzat dhe kanë apeluar vendimin e dhënë.
Dyshja e famshme e stilistëve që kanë veshur Madonën, Kate Moss, Kylie Minogue, sipas Gjykatës kishin transferuar kompaninë e tyre në Luksemburg duke shmangur kështu taksat që kapin një vlerë rreth 1 miliard euro.
Hetimi nga autoritetet italiane nisën rreth gjashtë vite më parë, si pjesë e planit të qeverisë për shmangien e taksave.
Ata e shitën emrin e firmës së tyre për një kompani me bazë në Luksemburg që mban emrin “Gado”, anagram i mbiemrave të tyre. Por çmimi ishte nën vlerën e tregut, tha gjykata.
Fillimisht ata u shpallën të pafajshëm në gjyqin e organizuar në prill të 2011-s, por Gjykata e Lartë e kthehu çështjen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Dy stilistët akuzohen se kanë fshehur 1 miliardë euro