ASKOLI - Guardia di Finanza e Askolit ka ndaluar një automjet tip “Audi” A8, në të cilën ndodheshin 2 të rinj shqiptarë, të cilët mbanin me vete më shumë se 2.5 kg kokainë.
Për këtë sasi të madhe e kokainës është duke u hetuar origjina, pasi policia tashmë ka hapur një hetim.
Të dy trafikantët janë arrestuar, ndërsa një i mitur i cili ishte duke udhëtuar me ta është raportuar pranë Zyrës së Prokurorit Publik të fëmijëve të Ankonës. Mediat italiane, të cilat kanë publikuar lajmin, nuk i bëjnë të ditur emrat e 2 shqiptarëve.
Policia ka deklaruar se droga u kap gjatë një aksioni rutinë, ndërsa është duke hetuar rreth personave që mund t’i kenë dërguar të rinjtë për ta transportuar drogën, pasi asnjëri prej tyre nuk ka qenë i skeduar më parë nga uniformat blu të Ankonës. Droga nëse shitej do t’i sillte një fitim prej të paktën 700 mijë euro.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com