/ATSH-AFP/. - Federata Italiane e Futbollit  (FIGC) ka "nje plan" per te ndihmuar Parmen qe te perfundoje kampionatin, pavaresisht veshtiresive financiare, theksoi te merkuren presidenti i  FIGC, Carlo Tavecchio.
Pas nje takimi me kryetarin e bashkise se Parmes, Federico Pizzarotti, Tavecchio u shpreh se FIGC mund te kerkoje ndihmen financiare te Liges Profesioniste (Lega) per te ndihmuar Parmen.
Nje mbledhje eshte paralameruar per te premten nga Lega (11.00), ne Milano, per te diskutuar situaten e rende ne klubin e Parmes, qe nuk mund te perfundoje dot kampionatin per shkak te veshtresive financiare.
Klubi nuk ka luajtur dy ndeshjet e fundit me Udinesen dhe Genoan, nderkohe qe per ndeshjen e trete te parashikuar per te dielen (15.00) ndaj Atalantes per javen e 26-te te Serise A, kryetari i bashkise, Pizzarotti, ka theksuar se ka "50% shanse" qe ndeshja te luhet.