Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës
Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata duke nenshkruar marreveshjen
Universiteti i Mjekësisë në Tiranë dhe Universiteti i Bolonjas në Itali kanë firmosur një marrëveshje për diplomat e dyfishta të doktoraturës.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e cila ndodhet ditën e sotme në Bolonja të Italisë, ku edhe është firmosur marrëveshja.
"Sot, në Bolonja të Italisë, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Arben Gjata, ku hodhëm një hap të rëndësishëm me firmosjen e marrëveshjes me Universitetin e Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës", shprehet Kushi në publikimin e saj.
Ajo nënvizon edhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje:
"Kjo nismë e frytshme i hap udhën kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve tanë për të zhvilluar më mirë kapacitetet e tyre kërkimore-shkencore, si dhe për të thelluar më shumë mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e shkëmbimeve të studentëve e pedagogëve dhe të partneritetit për programet "Erasmus+”, “Horizon Europe” etj.", shkruan Ministrja Kushi.
Ndër të tjera, ajo shprehet se: Si Ministre e Arsimit dhe Sportit, jam me të vërtetë krenare për konkretizimin e kësaj marrëveshjeje, sepse reflekton më së miri objektivin tonë madhor për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, me fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dhe një lidhje më të ngushtë me nevojat e tregut të punës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD e PS bashkë për garën e drejtorit të RTSH! Zhupa: U skualifikuan kandidatët që plotësojnë kriteret! Kushi: Ktheni normalitetin, ose Kuvendi merr masa drastike
28 Janar, 10:45
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor 2024, 16:05