ITALI – Prokurorët në Milanon kanë kërkuar gjyq ndaj shtetases së parë italiane që ka shkuar si luftëtare për xhihad në Siri bashkë me bashkëshortin e saj shqiptar, Aldo Kobuzi. Gjithashtu është kërkuar gjyq dhe ndaj familjarëve të tyre, të cilët planifikonin të bëheshin pjesë të ISIS.
Prokurorët thanë të hënën se kërkojnë gjyq ndaj Maria Giulia Sergio, e cila u konvertuar në myslimane duke ndryshuar dhe emrin në Fatima. Italiania u kërkoi familjarëve të saj që t’i bashkoheshin ISIS-it pasi po turpëronin islamin dhe se po bënte përgatitje për t’iu bashkuar asaj në luftën për xhihad.
Prokurorët kanë marrë në pyetje babanë, motrën dhe tetë persona të tjerë të akuzuar për mbështetje ndaj terrorizmit. Në pyetje janë marrë dhe familjarët e Aldo Kobuzit, Donika Çoku, Baki Çoku dhe Arta Kakabuni dhe shtetasi kanadez, Haik Bushra. Seancat e para gjyqësore do të zhvillohen për të përcaktuar nëse do të hapet çështje apo jo.
Serio Maria Giulia, e cila është e para luftëtare italiane në Siri, është stërvitur për muajt të tërë për të luftuar krah ISIS-it. E gatshme për të rënë martire, ajo ka mësuar sesi të qëllojë me Kallashnikov në Irak bashkë me bashkëshortin e tij, Aldo “Said” Kobuzi, ku të dy aktualisht ndodhen në Siri.
Ajo mbërriti me bashkëshortin e saj në shtetin e kalifatit në shtator 2014 dhe nëpërmjet Skype ajo ruan kontaktet me familjen ku i këshillon që të ndjekin xhihadin.
“Jemi këtu për të vrarë ata që nuk besojnë me qëllim zgjerimin e Shtetit Islamik”, këshillon ajo familjarët.
Hetuesit kanë zbuluar emrin e “rekrutuesit” e ISIS, një turk të quajtur Ahmed Abi Alharith i cili ka rolin e “koordinatorit të luftëtarëve të huaj në Siri”, një person nga Libani që “koordinonte dërgimin e luftëtarëve në betejë” dhe Abu Sawarin “përgjegjës për francezët e mbërritur në territorin e Shtetit Islamik”.
Hetuesit kanë analizuar të dhënat e rekrutuesve duke krijuar hartën e “aspirantëve të luftëtarëve”. Ushtarët e ISIS kanë si “detyrë” të “bindin” familjarët që të bëhen pjesë e Shtetit Islamik.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com