ITALI- Italia ka thyer rekordin në lojën “stick bomb” që mbahej nga Japonia. Pas tentativës së parë që nuk rezultoi me sukses, një grup vajzash dhe djemsh i rrëmbyen vendin e parë Japonisë.

Rekordi u arrit në provincën e Padovës, ku një grup të rinjsh pas dështimit të tentativës së parë, iu futën përsëri punës për të krijuar një “stick bomb” me plot 13 mijë shkopinj shumëngjyrësh, që u dha mundësinë atyre të tejkalonin vendin e parë, i cili mbahej nga Tokio me rreth 9 mijë shkopinj.

Stick Bomb është një loje rruge shumë e lashtë që realizohet duke thurur shkopinj të vegjël druri, në të cilën objektivi final është që të shthuren njëri pas tjetrit me presion në një efekt domino, pasi janë vendosur si një gjarpër i gjatë. Sigurisht që nuk është njësoj si të fitosh botërorin e futbollit, por gjithësesi mbetet një rekord.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)